Gati vendimi, ja sa do rriten pagat e mësuesve - tabelat

Shqipëria

Gati vendimi, ja sa do rriten pagat e mësuesve - tabelat

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 09:47
Ilustrim

Ministria e Arsimit ka gati skemën se si do të rriten pagat për mësuesit.

Rrija prej 40% e premtuar nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, do të bëhet brenda disa viteve. Burime nga MASR bëjnë me dije se rritja e pagave për të gjithë mësuesit do të bëhet me kategorizim.Fillimisht pagat do të rriten deri në muajin prill 2018. Burimet sqarojnë se çdo vit do të bëhet rritje e pagave të mësuesve derisa të arrihet në shifrën 40% më shumë, brenda mandatit 4-vjeçar të qeverisë. Kjo do të thotë se pagat për mësuesit e arsimit të ulët nga 38 mijë pritet të jenë 53 mijë e 200 lekë të reja. Ndërkohë për mësuesit e ciklit 9-vjeçar pagat pritet të rriten me 17 mijë lekë. Nga 43.000 që janë sot, pagat për këtë kategori mësuesish pritet të bëhen rreth 60 mijë lekë. Shqiptarja.com shkruan se rritja më e madhe do të bëhet për mësuesit e shkollave të mesme. Sot paga e tyre mesatare është rreth 55 mijë lekë dhe rritja do të jetë 22 mijë lekë. Pas disa rritjeve që do të bëjë Ministria e Arsimit, paga për mësuesit e shkollave të mesme, pritet të shkojë rreth 77 mijë lekë.

Rritja e parëRritja e parë për pagat e mësuesve pritet të miratohet nga qeveria deri në muajin dhjetor 2017 dhe mbetet për tu parë se kur do ti shtrijë efektet financjare. Do të jetë Ministria e Arsimit që do bëjë propozimin për pagat e mësuesve, ndërkohë Ministria e Financave pritet të saktësojë me shifra sa do të jenë përfitimet.

Ministrja Nikolla“Do të mundësojmë nxjerrjen nga niveli i dobët i rreth 2200 mësuesve në të gjithë Shqipërinë, ashtu sikurse do të ndërtojmë një sistem të ri të kualifikimit. Pa dyshim mësuesit duhen mbështetur me pagën. Ne jemi angazhuar të rrisim deri në 40% pagën e tyre. Mësuesit duhen mbështetur me mënyrën sesi formohen dhe si edukohen në fakultetet e edukimit”,-  u shpreh Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në ditën ndërkombëtare të mësuesit në 5 tetor.

Sa rriten pagat mesatare

Mësues në ciklin e ulët

Ishte: 38.000 lekë   Bëhet: 53.200 lekë

Mësues në ciklin 9-vjeçar

Ishte: 43.000 lekë    Behet: 60.000 lekë

Mësues në shkollat e mesme

Ishte: 55.000 lekë   Bëhet: 77.000 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat