Tahiri çon në Kuvend tre “pengjet” si ministër i Brendshëm

Shqipëria

Tahiri çon në Kuvend tre “pengjet” si ministër i Brendshëm

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 14:13
Saimir Tahiri

Saimir Tahiri i është drejtuar këtë të mërkurë Kuvendit të Shqipërisë për të depozituar tre nisma të tijat të konkretizuara në projektligje gjatë kohës që ai drejtonte Ministrinë e Punëve të Brendshme, por që nuk mundën të miratoheshin.

Dënimi me gjobë deri në 3 vjet burg për personat që dhunojnë kafshët, ashpërsimi i dënimit për kultivuesit e drogës, si dhe disa ndryshime në kodin rrugor.

Në një prononcim për mediat, Tahiri tha se nuk mund të ketë dënim të njëjtë si për personin që kapet me 1 gram, dhe si për atë që kultivon drogë me tonelata.

“Propozohet që konsumi dhe mbajtja për përdorim vetjak e një sasie të kufizuar lënde narkotike të konsiderohet shkelje administrative dhe jo penale, duke u bazuar edhe në praktikën e shumë vendeve europiane.

Më herët kur mbante detyrën e ministrit të Brendshëm, Tahiri pati bërë publike edhe propozimet konkrete për dënimin e trafikantëve.

"Shitja e tregtia e lëndës narkotike vepër penale e dënueshme nga 1 deri në 5 vjet burg për sasi të vogla, e 1 deri në 10 vjet burg në sasi më të mëdha. E njëjta gjë do vlejë edhe për kultivimin e bimëve narkotike, pra një dispozitë e veçantë për importimin, eksportimin, tranzistimin, mbajtjen blerjen e shitjen e farave të kanabisit. Do denohet nga 3-7 vjet, kultivimi në sasi mesatare, kultivimi në sasi që nuk janë më të vogla do dënohet me 1-3 vite, kultivimi në sasi të mëdha nga 5-10 vjet”, shprehej në atë kohë Tahiri. 

Ja dënimet për trafikantët dhe kultivuesit 1- 3 vjet burg për sasitë e vogla 

3- 7 vjet burg për sasitë mesatare

5- 10 vjet burg për sasitë e mëdha Dënimet sipas sasive të drogës  1- 5 vite burg për sasitë e vogla 

10 vite burg për sasitë e mëdha

Dënimet për konsum vetjak

-Shkelje Administrative - Dënim me gjobë

Ndërkohë, referuar dhunës ndaj kafshëve, Tahiri tha se ky projektligj duhet të kalojë për të ndalur që më tej këta persona të bëhen edhe më problematikë, duke dhunuar më tej edhe familjarët e duke u kthyer kështu në rrezik për shoqërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat