Ish-deputetja e PD nërton mbi tarracë, denoncuesi: Theu edhe shoqërinë edhe lgijin!

Shqipëria

Ish-deputetja e PD nërton mbi tarracë, denoncuesi: Theu edhe shoqërinë edhe lgijin!

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 15:29
Esmeralda Shkjau

Flamur Bala, banor i lagjes numër një në Durrës, ka denoncuar sot në media një ndërtim prej druri që bëhet në taracën e katit të gjashtë nga ish-deputetja e PS-së Esmeralda Shkjau.

Bala, i cili është edhe person me aftësi të kufizuara, shqetësimin e bëri publik nëpërmjet denoncimeve zyrtare edhe në strukturat e shtetit.

I riu tha se zonjusha Shkjau po ndërtonte pa leje në tarracën e katit të gjashtë një dhomë prej druri, dhe ky ndërtim i pengonte atij dritën dhe pamjen nga deti.

Ai tha se punimet janë ndërprerë nga Inspektorati Urbanistik i bashkisë së Durrësit, por ndërtimi i shtesës pa leje nga ish-deputetja, sipas tij, duhet të prishet dhe të mos vijojë.

Denoncuesi eshte shprehur se ka pasur edhe komunikim paqesor me ish-deputetin, por ajo ka thyer tashme edhe miqesine me te, por edhe ligjin, pasi sipas tij edhe nese ka leje per ndertim, ajo eshte abuzive.

Në një komunikim me mediat nëpërmjet telefonit, ish-deputetja socialiste tha se ndërtimi prej druri ka leje nga bashkia Durrës, dhe është bërë me qëllim futjen e depozitave të ujit brenda.

Deri në sqarimin e plotë të çështjes, ndërtimi është pezulluar nga INUK. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat