Pukë, pezullohen nga detyra mjekët që vidhnin para për një kemp invalidi

Shqipëria

Pukë, pezullohen nga detyra mjekët që vidhnin para për një kemp invalidi

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 23:25
Pukë

Një qytetar i Pukës i është drejtuar emisionit “STOP” për të denoncuar Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve, pasi ai në vitin 1997 ka humbur një dorë, por është përjashtuar nga përfitimi i kempit me ligjin e ri.

Mjeku Florian Paloka, gjithashtu kreu i KMCAP Pukë, i ofron ndihmë, por në këmbim të parave. Pasi komunikon dhe me kryetarin e komisionerëve të KMCAP-së Tiranë, ai merr rolin e sekserit, duke i kërkuar personit me aftësi të kufizuara 1 milion lekë të vjetra.

Qytetarit i njihet kempi, pasi komisioni i KMCAP-së Tiranë e konsideroi invalid pa të dy duart, duke justifikuar në këtë mënyrë ligjin e ri. Pas transmetimit të  korrupsionit në emisionin “STOP”, reagoi Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e cila pezulloi nga detyra mjekun Florian Paloka nga KMCAP e Pukës me motivacion shkelje të rëndë të procedurave dhe afer korruptive. Gjithashtu masa e pezullimit dhe fillimi i procedurave administrative u dha edhe për Thanas Furerajn dhe Ariola Përnaskën nga KMCAP-ja qendror. Por çuditërisht në njoftimin e kësaj ministrie nuk është specifikuar kallëzimi për ndjekje penale …

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat