Mund të përsëritet ngjarja në Torovicë, banorët japin alarmin: Masivi shkëmbor rrezikon shembjen

Shqipëria

Mund të përsëritet ngjarja në Torovicë, banorët japin alarmin: Masivi shkëmbor rrezikon shembjen

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 09:06
ilustrim

Mund të përsëritet ngjarja e pak ditëve më parë në Torivicë, ku humbën jetën si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor 3 persona. Ky është alarmi që kanë ngritur banorët e fshatit Gjegjan në Pukë.

Banorët kanë thënë se një masiv shkëmbor rrezikon të bjerë nga lartësitë mbi tunelin e Gjegjanit.

Gjithashtu banorët kërkojnë të ndërhyhet për të realizuar shembje të kontrolluar, pasi në të kundërt pasojat mund të jenë fatale.

Sipas banorëve edhe më parë në tunelin e Gjegjanit ka pasur shembje të masivit shkëmbor, ku ka pasur edhe viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat