Berisha: Ja si banditët e pushtetit fitojnë tenderët me qyte të revoles!

Shqipëria

Berisha: Ja si banditët e pushtetit fitojnë tenderët me qyte të revoles!

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 10:06
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha, me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook” ku ka postuar mesazhin e një qytetari ka denoncuar fitimin e tenderëve me anë të armës.

Qytetari denoncon rrahjen e një biznesmeni nga miqtë e Taulant Ballës, për ti marrë atij tenderin për shfrytëzimin e mineralit.

Statusi i plotë

Ja sesi banditet e pushtetit fitojne tenderat me qyte te revoles!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

“Doktor te pershendes! Parmbreme miqte e Taulant Balles, Leonard Llapushi nga Prrenjasi i dale nga burgu para zgjedhjeve dhe Fadil Ternava nga Bulqiza edhe ky i dale nga burgu para ca vitesh i denuar per vrasje, kercenojne dhe godasin duke gjakosur me qyte pistolete biznesmenin Gezim Balla, per ti marre ketij te fundit tenderin per shfrytezimin e mineralit ne zonen e Katjelit, tashme te fituar nga ky.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat