Garda nuk largoi Flamur Nokën nga salla, shtyhet seanca për në orën 17:00

Shqipëria

Garda nuk largoi Flamur Nokën nga salla, shtyhet seanca për në orën 17:00

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 12:21
Foto nga seanca e Kuvendit

Seanca plenare e sotme është shtyrë për në orën 17:00,  njësoj si ndodhi edhe një javë më parë.

Pas vendimit të marrë nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi për përjashtimin nga seanca të deputetit demokrat Flamur Noka, ai dhe demokratët e tjerë kanë mbajtur të pushtuar foltoren.

Në rinisje të seancës pas 5-minutëshit pushim, Ruçi ka konstatuar se deputeti Falmur Noka i përjashtuar nuk kishte dalë nga seanca dhe për këtë arsye ka pezulluar seancën.

“Në kushte të tilla, jam i detyruar të njoftoj pezullimin e seancës për një kohë të caktuar, seanca rifillon në orën 17:00”, tha kreu i Parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat