Rama-Berishës: Je i rrjedhur! PD dhe LSI: Të përjashtohet 10 ditë

Shqipëria

Rama-Berishës: Je i rrjedhur! PD dhe LSI: Të përjashtohet 10 ditë

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 12:25
Sali Berisha dhe Edi Rama

Partia Demokratike, ajo Republikane dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë depozituar një kërkesë tek kreu i Kuvendit për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për dhjetë ditë nga seancat.

Sipas tyre, Rama ka ofenduar në mënyrë të përsëritur ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Rama ofendoi Berishën me fjalor të papranueshëm”, thuhet në kërkesë.

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u shpreh kundër ligjit për minoritetet, por ai tha se ky ligj nuk mund të burojë nga ministria e Jashtme.

Gjatë kohës kur Berisha mbante fjalën për procedurë, duke kundërshtuar deklaratat e kryediplomatit Ditmir Bushati, sipas opozitës, kryeministri e ka ofenduar jashtë mikrofonave.

Ai ka folur pa mikrofon dhe e ka quajtur Berishën të rrjedhur. Kjo gjë ka shkaktuar tension në sallë.

Deputeti Flamur Noka kërkoi fjalën për procedurë për të marrë masa Ruçi që të mos lejojë kryeministrin të ofendojë deptuetet e PD.

Ruçi nuk ia dha fjalën për procedurë duke e argumentuar se fjalën do e merrte pasi të fliste deputeti i LSI-se, Shezair Rrokaj i cili tashmë kishte dalë në foltore. Kjo solli dhe tensionimin e situatës.

Noka i ra dhe foltores me dore dhe kërkoi nga Ruçi zbatimin e procedures.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat