Bllokimi i seancës, Balla: Skenar i parapërgatitur

Shqipëria

Bllokimi i seancës, Balla: Skenar i parapërgatitur

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 12:28
Taulant Balla

Pas këtij momenti ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një skenar të parapërgatitur nga opozita.

“Ne po bëhemi dëshmitarë të një skenari të parapërgatitur në çdo seancë. Sapo fillon seanca, PD shpik një arsye për të bllokuar punimet e Kuvendit me shpërdorim të njëjapasnjëshëm të deputetëve. Seancën e kaluar u shpërdorua Basha, sot u shpërdorua Noka. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Na vjen keq që PD është kthyer në të njëjtin skenar anti-parlamentar”, ka thënë Balla. 

Balla ka theksuar se, Parlamenti nuk ka kohë për të humbur, pasi qytetarët kërkojnë punë e shërbime. “Ky bllokim nuk i bën mirë vendit. Historia që kjo është tokë e ‘xanun’ ka marrë fund. Asnjë deputet nuk ka të drejtë të pushtojë dhe thyejë rregulloren e Kuvendit”, ka shtuar Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat