Liroi të arrestuarin për 5 ton drogë, KLD nis verifikimin për gjyqtarin

Shqipëria

Liroi të arrestuarin për 5 ton drogë, KLD nis verifikimin për gjyqtarin

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 14:49
Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimin ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Vlorës, Arqile Basho i cili mori vendim për lirimin e Rakip Arapajt i arrestuar për sekuestrimin e 5 tonëve drogë në Llakatund të Vlorës.

Arrestimi i Rakip Arapaj

Rakip Arapaj është arrestuar pasi në shtëpin ë evëllait të tij, të vdekur është gjetur një sasi prej 5 tonë drogë

“Policia gjyqësore i ka kërkuar shtetasit Rakip Arapaj të hapte banesën e mbyllur, shtetasi ka deklaruar se banesa nuk është në pronësi të tij, por të vëllait të tij që ka vdekur dhe ai që nga vdekja e vëllait nuk ka hyrë në banesë”.

Ndërsa Prokuroria këmbëngul se objekti banohej përderisa përveç 5200 kilogramëve hashash të depozituar, dy armëve kallashnikov dhe 2 litra e gjysmë vaj hashashi, janë sekuestruar edhe pesë filxhanë kafeje, tek të cilët nuk janë zbuluar gjurmë gishtash.

Prokuroria këmbëngul se është e pamundur të transportohej ngarkesa e konsiderueshme pa dijeninë e të dyshuarit. Megjithatë, Gjykata vlerëson se afër shtëpisë së Arapajt ka edhe shtëpi të tjera.

“Nuk janë kryer nga ana e akuzës marrja e deklarimeve edhe për persona të tjerë që kanë banesat në të njëjtën afërsi”.

Më herët dy gjykata, ajo e Shkalles së Parë dhe të Apelit vlerësuan të ligjshëm arrestimin e 58-vjeçarit me argumentin se objekti i braktisur ka të njëjtin rrethim me banesën e të dyshuarit kryesor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat