“Deja Vu” në Parlamentin shqiptar! Noka nuk del nga salla, Gramoz Ruçi mbyll seancën - Bota Sot
“Deja Vu” në Parlamentin shqiptar! Noka nuk del nga salla, Gramoz Ruçi mbyll seancën

Shqipëria

E shtunë, 21 tetor 2017

“Deja Vu” në Parlamentin shqiptar! Noka nuk del nga salla, Gramoz Ruçi mbyll seancën

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 17:26
Kuvendi i Shqipërisë

Parlamenti shqiptar ka rinisur punimet e seancës së kësaj të enjte për t’u deklaruar i mbyllur nga ana e Gramoz Ruçit për shkak të përplasjeve mes tij dhe deputetit Famur Noka.

Edhe këtë të enjte, parlamenti ka përjetuar një “Deja Vu”, ashtu sikundër ndodhi javën e kaluar, ku u përjashtua nga seanca kryedemokrati Lulzim Basha nga ana e Ruçit. Si dhe javën e kaluar, pas ndërprerjes së seancës, kësaj here nga salla e kuvendit, deputeti i përjashtuar Flamur Noka nuk ka lëvizur nga salla e kuvenditm, e kësisoj, Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën duke deklaruar se punimet do të shtyhen për ditën e nesërme.

“Me rinisjen e seancës pas përjashtimi të deputetit të PD-së

Nuk mund ta marr në konsideratë pasi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përshkruara në rregullore

Byroja e kuvendit do të thirret sot në orën 19:00. POër vazhdimin e seancës, ju bëj thirrje që deputeti të lirojë vendin dhe të largohet nga seanca. Zoti Ndoka të lirojë sallën!

Atëherë në këto kushte, lidhur me nenin e rregullores, në rast se në sallë bëhet rrëmujë, drejtuesi i seancës e mbyll atë. Në rast të mbylljes së seancës

Jemi në këto kushte, seancën e deklaroj të mbyllur, seanca mblidhet nesër në orën tetë e gjysëm.”- tha Ruçi.

Në dalje të kuvendit vetë deputeti Ndoka ka folur shkurtimisht, duke thënë se parlamenti po drejtohet nga një ish ministër komunist dhe në kuvend po i bëhet atentat demokracisë.

“Këtu po bëhet një atentat ndaj demokracisë.”-tha Noka.

Situata u përshkallëzua gjatë fjalës së Sali Berishës në parlament. Deputetët demokratë pretendojnë se kryeministri Edi Rama i është drejtuar nga vendi Berishës duke i thënë “këtu e dhje***”. Kjo ka sjellë reagimin e deputetit Noka, i cili është çuar nga vendi i tij. Më pas Gramoz Ruçi e ka përjashtuar demokratin me argumentin se ka uzurpuar foltoren e kuvendit. Pas pushimit të seancës dhe mosdarkotësisë së demokratëve për të lëvizur, Gramoz Ruçi e ka mbyllur atë për ta rinisur në një orar aspak “tradicional”. Nesër seanca parlamentare fillon në orët e para të mëngjesit, në 08:30.

Sakaq, kërkesa e demokratëve për të përjashtuar Edi Ramën nga salla e kuvendit nuk është marrë parasysh nga Ruçi, ndërsa kërkesa e socialistëve për të përjashtuar deputetin Flamur Noka do të shqyrtohet në orën 19:00 të kësaj të enjte nga Byroja e Parlamentit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test