"Atentat në Kuvend", Basha zbulon frikën e Edi Ramës - Bota Sot
"Atentat në Kuvend", Basha zbulon frikën e Edi Ramës

Shqipëria

E shtunë, 21 tetor 2017

"Atentat në Kuvend", Basha zbulon frikën e Edi Ramës

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 17:27
Lulzim Basha

E ka quajtur atentat ndaj demokracisë Flamur Noka mbylljen e seancës parlamentare nga Gramoz Ruçi dhe shtyrjen e saj për mëngjesin e së premtes.

Seanca e nisur në 17.00 të kësaj pasditeje u shty pasi deputeti i Partisë Demokratik e Noka u paraqit në sallën e Kuvendit edhe pse kryeparlamentari Ruçi gjatë paradites mori vendimin për ta përjashtuar atë pasi shkeli rregulloren. Prezenca e tij në sallë bëri që Ruçi në pak minuta nga nisja e mbledhjes së pasdites të marrë vendimin për shtyrjen e saj ditën e nesërme.

“Kanë vënë njerëzit e sigurimit të shtetit për t’i mbyllur gojën opozitës”, tha deputeti Noka jashtë ambienteve të Kuvendit.

Ndërohë, lideri demokrat Lulzim Basha i jep një tjetër arsye vendimit të Ruçit.

“Rregullorja e Kuvendit shtyhet me urdhër të Edi Ramës për të mos lejuar debat mbi çështjet më të rënda të shqiptarëve që kanë të bëjnë jo vetëm me dhunimin e zgjedhjeve por edhe me situatën kriminale dhe lidhjen e drejtpërdrejt të Ramës me bandat që sot janë jashtë kontrollit të policisë. Rama i trembet këtij debati dhe bën gjithçka për ta shtyrë. Nuk ka asnjë arsye ruci të shkelë rregulloren përveçse ankthit të Edi Ramës për të vërtetën. Ne do të luftojmë dhe do ti kthejmë qytetarëve parlamentin në cdo formë që ka opozita, ndaj i bëjmë thirrje qytetarëve. Ka dy javë që nuk lejohet debati. Tepsinë e ka për vete, timonin e ka për vete, tani do ti mbyllë gojën parlamentit”, tha Basha.

Gramoz Ruci përjashtoi Flamur Nokën pasi uzurpoi foltoren e Kuvendit duke shkelur rregulloren, ndërsa se sa ditë do të duhet të qëndrojë jashtë sallës së Kuvendit, Byroja do të marrë vendim sot në orën 19.00 për deputetin e PD-së.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test