Basha: Unë thjesht një selfie, po Klosi që ha darkë me kriminelin?!

Shqipëria

Basha: Unë thjesht një selfie, po Klosi që ha darkë me kriminelin?!

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 14:07
Basha me një të arrestuar në Shkodër me mina dhe granata.

Kërkesës që Basha bëri për shkarkimin e Blendi Klosit nga detyra, socialisti Taulant Balla ju përgjigj me të njëjtën monedhë: Duke kërkuar shkarkimin e kreut demokrat.

Por duke thënë se është absurde që kërkesa të tilla të vijnë vetëm pse ministri Blendi Klosi ka dalë në foto me një person me precedentë kriminalë të arrestuar së fundi në Durrës, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, bëri edhe një herë publike një foto të Bashës me një të arrestuar në Shkodër me mina dhe granata. 

Balla tha se nuk duhet që debati të përfundojë tek fotot, e në replikë me këtë Basha bëri ndryshimin mes fotos së tij dhe të ministrit Klosi.

Image

“Nuk është çështje fotosh. Pa dyshim që dikush mund të kapë një politikanë për xhakete të bëjë selfie. Por kjo nuk është darkë. Fajin nuk e ka Blendi, madje as Vangjush Dako. Arkitekt i kësaj pune është Edi Rama, që bashkoi të gjithë qelbësirat, mori çdo kriminel dhe i dha pushtet, janë njerëzit që kanë sot në dorë çelësat e vendit dhe këtë e ka bërë Edi Rama për pushtetin e tij.  Kurrë s’kam bërë asnjë pakt me krimin për pushtet, me qytetarët ne do të shporrim kriminelin, bashkë me shërbëtorët e krimit", tha Basha.

Ministri Klosi shfaqet në një darkë me Durim Kecin të arrestuar pak kohë më parë në Durrës pasi ishte i shpallur në kërkim për prostitucion në Itali si dhe kishte kërcënuar një prokuror italian. I njëjti është në një foto edhe me kryeministrin Rama në një mbledhje të shtabit elektoral.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat