Grida Duma bën gafën e pafalshme në Kuvend, ku e kishte mendjen deputetja?

Shqipëria

Grida Duma bën gafën e pafalshme në Kuvend, ku e kishte mendjen deputetja?

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 17:44
Grida Duma

Në një përpjekje për të krijuar një fjalim me fjalë të mëdha teksa citon Makiavelin, deputetja e PD-së, njëherësh lektore në universitet, Grida Duma ka bërë një gafë.

Grida Duma thotë:

Ashtu siç shumë kohë më parë Makiaveli, një mendje tjetër e ndritur e Lindjes së Largët dhe e strategjisë thoshte që: Fitimtari e fiton luftën shumë më parë se sa të zbresë në fushë-betejë, se në fushën e betejës luftën e kërkon ta fitojë vetëm humbësi.”

Thënia e Makivelit mbase i shkon për shtat situatës, por jo prezantimi që Duma i bën Nikolo Makiavelit.

Makiaveli ka qenë politikan, filozof, poet e historian nga Firence, qytet i Italisë Qëndrore që nuk ka aspak lidhje me Lindjen e Largët siç thotë deputetja Duma.

Është gati një gafë e pafalshme që një personazh kaq të rëndësishëm, i cili ka lënë gjurmë në histori me veprat e tij ta ngatërrosh athua se po flet për ndonjë të panjohur.

Na vjen keq por Kuvendi mban disa “Nard Ndokë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat