Deputeti i PD-së nxjerr listën me emra: Ja kush i bleu votat më 25 qershor

Shqipëria

Deputeti i PD-së nxjerr listën me emra: Ja kush i bleu votat më 25 qershor

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 17:41
Ervin Salianji

Deputeti i PD-së Ervin Salianji nga Kuvendi ka denoncuar me emra të gjithë ata që janë përfshirë në procesin e zgjedhjeve të mbajtura me 25 qershor.

“Në më shumë se 20 qendra vonimi në Korçë nuk u zhvillua procesi normal. Në disa prej tyre votimi nisi shumë me vonesë. Qytetarët e kërcënuar nuk dilnin në votime.

Në Sheqeras kryetari i PS-Së person me precedent penal kërcënonte votuesit, Shkëlqim Nakroleci e ka emrin zotëria.

Në Norman, kryetari i komisionit të PS-së Bashkim Kreka kërcënonte votuesit nëse nuk votonin hapur.

Në Maliq Branvera Bekolli, fuste duar në kuti. Ajo kërkonte që të shikonte nëse është votuar për PS-në apo jo.

Sot është drejtoreshë kjo.

Në lagjet e Korçë dëshmuam se si shpërndanin para nëpër banesa:

Kliton Kita drejtor i taksave në Bashkinë e Korçës.

Në lagjen 5 Enver Shahinasi drejtor i INUK.

Në lagjen 15, Andi Sula, nga zyra vendore e regjistrimit të “Pasurive të Paluajtshme”.

Në lagjen 6 Solien Prifti drejtor në Bashki.

Në lagjen 6 dhe 7 Etrika Tollkuci drejtor i ISKSH.

Në lagjen 10, Fjoralba Vukatana, drejtore e Arkivës.

Po në lagjen 10, Erjon Qylemeni, drejtor i Shërbimit Pyjor”, tha Salianji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat