Atentati në Lushnjë, dëshmia e Saimir Xhelilit: Nga makina doli një person me automatik dhe...

Shqipëria

Atentati në Lushnjë, dëshmia e Saimir Xhelilit: Nga makina doli një person me automatik dhe...

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 19:52
Lushnjë

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen e rëndë që shkaktoi panik te qytetarët e Lushnjës, nuk përjashtoi dyshimin se shënjestër e atentatit të ketë qenë Sajmo (Sajmir) Xhelili.

Ky i fundit i shpëtoi mrekullisht atentatit, pasi reagoi në kohë dhe u largua me shpejtësi.

Mësohet se ai u është bashkuar viktimave, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, pak pasi ka ikur Xhulio Shkurti.

Burime nga hetimorët bënë të ditur për “Panorama” se Xhelili është një ndër dëshmitarët kyç të ngjarjes. Ai ka treguar se nuk ishin ulur ne lokal, ndryshe nga sa u tha fillimisht.

“Ne nuk ishim ulur në kafe. Po rrinim te një pemë në anë të rrugës. Xhulio sapo kishte ikur. Ne po bisedonim në këmbë kur një makinë ndaloi pak metra më larg (rreth 20 metra) dhe që atje doli një person me maskë të zezë në kokë, në duar mbante një armë automatike. Kur u afrua nja 6 a 7 metra, unë u largova me vrap pas ndërtesave. Të tjerët nuk mundën. Autori hapi zjarr dy herë me breshëri kallashnikovi, pastaj u fut në makinë dhe u larguan”, mësohet të ketë thënë në Polici Sajmir Xhelili.

Sipas të dhënave të Policisë, janë sekuestruar kamerat e disa bizneseve nga ku po hetohet dinamika.

Ata që kanë qëlluar me armë kanë qenë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Ndërsa një person tjetër i tretë ka shërbyer si drejtues i mjetit, që më pas u gjet i djegur në aksin Lushnjë-Berat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat