Rama shkëmben batuta me ish-ushtarakun: Si i bëtë fëmijët me një gjuajtje apo me dy?

Shqipëria

Rama shkëmben batuta me ish-ushtarakun: Si i bëtë fëmijët me një gjuajtje apo me dy?

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 20:05
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konsultë publike për projekt-buxhetin e vitit 2018 në Vlorë këtë pasdite. Fillimisht, kreu i Qeverisë është ndalur tek projektet dhe investimet kryesore për 4 vitet e ardhshme të qeverisjes.

Në fjalën e tij, Rama ka nënvizuar se investimet do ta prekin Vlorën si qytet edhe si qark. Sa i takon qytetit, Rama ka premtuar rindërtimin tërësor të shkollës “Halim Xhelo”, si dhe nisjen vitin e ardhshëm të rindërtimit të bulevardit deri në Skelë.

Por ndërsa po dëgjonte problematikat e qytetarëve ai nuk ka nguruar pa shkëmbyer disa batuta me një ish-ushtarak.

Ish-ushtaraku: Tani këtu zoteritë qeshin, unë jetoj 25-vjet atje?

Rama: Ketë kishe ke pyetje tjetër?

Ish-ushtaraku: Këtë kisha. Urime dhe suksese.

Rama: Nuk po të bëj atë pyetje se sa femijë ke?

Ish-ushtaraku: Dy kam.

Rama: Me një pushkë apo me dy i bëre fëmijët

Ish-ushtaraku: Po si ushtarak ne shënojmë mirë. Po tani kemi dale në pension.

Rama: Ore me një gjuajte apo me dy?

Ish-ushtaraku: Po si të doni ju…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat