Kuvendi i Shqipërisë njeh si pakica kombëtare edhe serbet, bullgaret, boshnjaket...

Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë njeh si pakica kombëtare edhe serbet, bullgaret, boshnjaket...

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 22:22
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë, mbrëmjen e sotme, ka miratuar në parim projektligjin për pakicat kombëtare, i cili u diskutua pas shtyrjes së seancës së djeshme.

Ai është miratuar në tërësi me 102 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim. 

Drafti parashikon njohjen e pakicës bullgare si minoritet, të cilët do kenë të njëjtat të drejta si 8 pakicat e tjera kombëtare si ajo greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe.

Kundër këtij ligji ka deklaruar votën hapur kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili qëndrimin e tij e shprehu edhe kundër seancës plenare kur deklaroi se ligji nuk përmbush kërkesat e BE për integrimin.

Ai propozoi edhe disa amendamente, të cilat nuk u miratuan. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat