Pas debateve miratohet komisioni për reformën zgjedhore, ja përbërja

Shqipëria

Pas debateve miratohet komisioni për reformën zgjedhore, ja përbërja

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 23:02
Kuvendi i Shqipërisë

Në përfundim të një seance maratonë që ka nisur prej orës 8 e 30 të mëngjesit, pak minuta më parë Kuvendi miratoi me 116 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit për reformën zgjedhore.

Komisioni me përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës dhe do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë nga PS dhe PD, Blendi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi.

Anëtarë të tjerë të Komisionit do të jenë deputetët:

Vasilika Hysi (PS)

 Alket Hyseni (PS)

Adnor Shameti (PS)

Klotilda Bushka (PS)

Ermonela Felaj (PS)

Blerina Gjylameti (PS)

Bashkim Fino (PS)

Musa Ulqini (PS)

Enkelejd Albieaj (PD)

Gent Strazimiri (PD)

Nasip Naco (LSI)

Luan Rama (LSI)

Nard Ndoka (i pavarur)

Vangjel Dule (i pavarur)

Dashamir Shehi (i pavarur)

Fatmir Mediu (PR)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat