Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 07:15
Ilustrim

Që në orët e para të ditës, Shqipëria dominohet nga moti i kthjellët nga ekstremi Verior deri në kufirin Jugor.

Edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në të gjithë territorin shqiptar, kushte që do të mbeten prezent në mbrëmje dhe gjatë orëve të natës.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në orët e para të ditës por nuk priten ndryshime të ndjeshme në vlerat termike të mesditës duke ruajtur maksimumin termik prej 28°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe për pasojë, në brigjet detare gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat