"Bomba" e ish-ministrit të Brendshëm: Krerët e policisë ishin menaxherët e kanabisit

Shqipëria

"Bomba" e ish-ministrit të Brendshëm: Krerët e policisë ishin menaxherët e kanabisit

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 09:19
Dritan Demiraj,

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, pjesë e qeverisë Rama pas paktin me kreun e PD-së, Basha, ka lëshuar akuza të forta për lidhjen e ngushtë të policisë me trafikantët e kanabisit në vend.

Në një intervistë të dhënë për televizionin e diasporës “ACTV” në Michigan të SHBA, ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, duke iu referuar situatës së krimit në vend ka theksuar se para se ai te merrte detyren, shefat e policise ne qarqev ishin menaxheret e kanabisut.

Deklarata: Duke menaxhuar që nga momenti i mbjedhjes dhe shpërdarjes së kanabisit, dhe kështu me radhë. Një vendim të duhur e mori paraardhësi im, z.Xhafa që i largoi këta drejtues. 

Këtë luftë ndaj fenomenit të kanabisit dhe narkotikëve është intensifikuar nga ana ime. Tani krimi organizuar ka ngritur kokë, sepse gjatë fushatave dhe gjatë fushatës zgjedhore, lejohen për ti dhënë sa më shumë vota partisë. Dhe në rastin konkret partisë Socialiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat