Vrasjet në Vlorë, Xhafaj fshikullon shefat e policisë: S’po zbardhen

Shqipëria

Vrasjet në Vlorë, Xhafaj fshikullon shefat e policisë: S’po zbardhen

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 10:10
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Ministri  i Brendshëm Fatmir Xhafaj e quan të papranueshme që brenda këtij viti ka 5- 6 vrasje dhe zbulimi i autorëve lë për të dëshiruar.

Në mbledhjen e qeverisë Xhafaj paralajmëroi dhe ndryshime. 

Xhafaj: "Është e papranueshme që vetëm brenda një viti janë 5- 6 vrasje dhe zbulimi i autorëve lë shumë për të dëshiruar dhe për ne është jashtëzakonisht shqetësues. Duhe të bëjmë analizë më të thellë dhe të jetë e nevojshme për të bër ndryshimet e duhura".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat