Batutat/ Qytetari: E kam mbyllur me fëmijët, Rama: Ke kohë, ashtu mendoja edhe unë

Shqipëria

Batutat/ Qytetari: E kam mbyllur me fëmijët, Rama: Ke kohë, ashtu mendoja edhe unë

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 12:04
Edi Rama

Mes batutash ka kaluar takimi i sotëm i kryeministrit Rama me banorë të Vlorës, prindër fëmijësh dhe mesues për problemet e arsimit dhe të shkollave. Rama ka zhvilluar dëgjesë me prindër e mësues të shkollës 9 vjeçare “Jani Minga”.

Kryeministri Rama ka theksuar edhe njëherë se do të kalojnë në sitë tërë drejtorët dhe situata në arsim do ndryshim të thellë dhe ka kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e komunitetit.

Një grua myslimane, nënë e gjashtë fëmijëve e ka komplimentuar Ramën për punën që po bëhet me shkollat. “Ju falënderoj, pasi si nënë e gjashtë fëmijëve më parë e kam pasur shumë të vështirë, tani figura e mësuesit ka tjetër vlerë”- tha ajo.

Pas saj e ka marrë fjalën një tjetër qytetar, që nuk i ka kursyer lavdet ndaj Ramës dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, duke thënë se e mbështet idenë e zonjës parafolëse, edhe pse nuk ka aq shumë fëmijë.

“Nga eksperienca ime personale ke kohë akoma, mund ta kapësh zonjën”- tha Rama.

Qytetari: Jo, jo e kam mbyllur atë punë, e kam mbyllur me fëmijët

Rama: Nuk i dihet ajo, edhe unë kështu mendoja, por...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat