Basha jep njoftim të rëndësishëm: Që nesër, unë dhe PD-ja…

Shqipëria

Basha jep njoftim të rëndësishëm: Që nesër, unë dhe PD-ja…

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 12:18
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedime me gazetarët ka njoftuar se duke filluar nga dita e nesërme ai dhe PD-ja do të nisë një tur takimesh për pasojat që do të sjellë vendosja e TVSH-së mbi biznesin e vogël.'

“Që nesër unë dhe PD do të nisim tur takimesh për vendosjen e TVSH mbi biznesin e vogël. Do rriten çmimet për konsumimin e qytetarëve, do futet në krizë biznesin e vogël dhe efekti i tretë do të jetë fatura e tatimeve, 150 mijë lekë kosto shtesë për cdo biznesë për kontabilitetin”- tha Basha.

Ai tha se PD e konsideron një çmenduri në kushtet e gjendjes ekonomike të vështirë të vendit, sepse do të rriten çmimet anembanë vendit.

Sipas tij e sigurtë është që prej janarit çmimet e konsumit do të rriten. Kjo ndodh kur 30% e shqiptarëve nuk paguan dot shportën e ushqimeve bazë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat