Basha: Ardhja e agjentëve të huaj në Shqipëri? Deklaratë për ti hedhur shqiptarëve hi syve

Shqipëria

Basha: Ardhja e agjentëve të huaj në Shqipëri? Deklaratë për ti hedhur shqiptarëve hi syve

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 13:01
Lulzim Basha

Duke folur në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu, kreu i PD-së Lulzim Basha i është referuar edhe deklaratës së Ramës një ditë më parë për ardhjen e agjentëve nga SHBA, të cilët do asistojnë institucionet shqiptare. “Nuk e zgjidh një apo 15 agjentë, kjo është për të hedhur hi syve, luftën e bëjnë institucionet shqiptare”.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar, gjatë një deklarate për shtyp, deklaratat e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, për klanet kriminale dhe 20 familjet mafioze. Basha tha se është koha që ndërkombëtarët të nxjerrin emrat e politikanëve të lidhur me krimin, ndërsa shtoi se është politika ajo që i ka dhënë mbështetje.

“Goditja e krimit bëhet duke goditur përfaqësuesit politikë. Flitet për mafia dhe për mbështetjen politike. PD ka denoncuar me emra elementët kriminalë. Por Edi Rama nuk e lufton krimin sepse ka një pak me krimin dhe e ka shpalosur në zgjedhjet e Dibrës, Korçës, zgjedhjet e fundit. E rëndësishme është që faktori ndërkombëtarë ka filluar të flasë me fakte konkrete, të verë pikën mbi ‘i’ cilët janë politikanët të lidhur me krimin e organizuar, kujt i shërbejnë këta politikanë të lidhur me familje mafioze? Shndërruan Shqipërinë në prodhuesin më të madh të drogës, në eksportuesin më të madh të kanabisit", tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat