Deputeti i PD: Sapo filloi dekriminalizimi i zgjedhjeve, por ...

Shqipëria

Deputeti i PD: Sapo filloi dekriminalizimi i zgjedhjeve, por ...

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 14:11
Oerd Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kriminalitetin në vend. Duke risjellë në vëmendje deklaratën e ambasadorit të SHBA, Donald Lu, mbi katër grupet kriminale dhe 20 familjet mafioze që sundojnë Shqipërinë, deputeti Bylykbashi shkruan se pa u larguar ata nga zgjedhjet dhe pushteti shqiptarët ta harrojnë zhvillimin, demokracinë apo integrimin.

Sipas tij, ky koalicion i zi nuk do t’i lejojë ata të ngrenë kokë, ndërsa shton se sapo ka filluar reforma për Dekriminalizimin e zgjedhjeve.

“Sapo filloi reforma per DEKRIMINALIZIMIN e zgjedhjeve. Kjo nuk do te jete reforma zgjedhore rutine e radhes. Pa larguar nga zgjedhjet dhe pushteti 4 klanet dhe 20 familjet kriminale dhe padronet e tyre ne qeveri me ne krye Edi Ramen, shqiptaret ta harrojne zhvillimin, demokracine apo integrimin. Sepse ky koalicion i zi nuk do t'i lejoje ata te ngrene koke”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat