Lirimi i "terroristit", reagon ashpër ambasada turke në Shqipëri

Shqipëria

Lirimi i "terroristit", reagon ashpër ambasada turke në Shqipëri

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 16:04
Sinan Cem Ba?

Ambasada turke në Tiranë ka reaguar pas lirimit të Muhammed Aydogmus, i kërkuarit nga drejtësia turke për terrorizëm

Gjykata e Durrësit e la të lirë një ditë më parë mbështetësin e Gylen, duke rrëzuar kështu edhe kërkesën për ekstradim. Në një reagim për Report Tv, Sinan Cem Ba?, konsull i ambasadës turke tha se vendimi i Gjykatës së Durrësit është skandaloz dhe cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë. "Jemi tejet të zhgënjyer nga vendimi për mosekstradim. Gjykata e Durrësit dha dy vendime skandaloze.

 Turqia solli përpara gjykatës të gjitha dokumente, por avokatët e Muhammed Aydogmus e politizuan çështjen. Gjykatësi ra në kurthin e politizimit të cështjes. Aydogmus është anëtar i një organizate terroriste.

Ky vendim i Gjykatës së Durrësit është kundra sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Shqipëria dha shembull të keq në luftën kundër terrorizmit. Muhammed Aydogmus bleu pasaportat false nga grupe kriminale në Shqipëri. Vendimi i hap rrugë të tjerë terristëve për bashëpunim kriminal", u shpreh Sinan Cem Ba?.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat