I prenë kokën të riut për pazare droge, gjykata greke dënon përjetë dy shqiptarët

Shqipëria

I prenë kokën të riut për pazare droge, gjykata greke dënon përjetë dy shqiptarët

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 17:33
Bledar Terpollari

Perfundon ne Gjykaten e Korfuzit gjyqi per vrasjen me prerje koke te Bledar Terpollarit ne 9 maj 2016 ne Gliki te Igumenices.

Gjykata denoi me burgim te perjetshem (me te drejte lirie pas 20 vitesh) plus 5 vjet te tjera burg shtetasit Emiljano Nana, 28-vjec nga fshati Tosk Martalloz i Tepelenes dhe Vidjon Gogaj, 27-vjec nga Fieri. Eshte shpallur i pafajshem Pajtim Jaupi, 28-vjec nga Tepelena.

Jaupi mbrohej nga avokati nga Janina, Dhimitri Mpouka. Ne kerkim mesohet se eshte Krenar Terpollari, 27-vjec, i cili ndodhet i arrestuar ne Shqiperi dhe nje shtetas tjeter shqiptar.

Ne vendimin e Gjykates thuhej qe vrasja ndodhi per shkak te prishjes se pazareve te trafikut te droges.

Viktima i kishte borxh vrasesve 20 mije euro te fituara nga shitja e droges ne Greqi.

Bledar Terpollari nga Backa e Skraparit u vra ne kufirin shqiptaro-grek ne Gliki, Igumenice. Ai eshte varrosur pa koke, pasi ajo nuk u gjet kurre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat