Vasili: Po përjetojmë sërish kuvendin e komunizmit vetëm për të qetësuar paranojat e një njeriu

Shqipëria

Vasili: Po përjetojmë sërish kuvendin e komunizmit vetëm për të qetësuar paranojat e një njeriu

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 19:46
Petrit Vasili

Shqipëria përballet me një situatë mjaft të rëndë ekonomike, por sikur të mos mjaftonte kjo, skena politike e përfaqësuar në parlament i është rikthyer edhe njëherë kohës komuniste, kurse vendi po rrëshket në duart e kriminalitetit.

Është kjo panorama që ka postuar në rrjetin social kreu u gripit të LSI-së Petrit Vasili, i cili shton se përgjegjësi i vetëm i kësaj gjëndje mbetet i njëjti, kryeministri Edi Rama.

Por sipas Vasili, Rama në vend që të adresojë këto shqetësime serioze, merret me idetë dhe nocionet për “Shqipërinë e Madhe”.

Statusi:

Shqipëria Republikë Parlamentare po shembet nga drejtimi asgjesues i parlamentit dhe nga kriminalizimi kryeministror.

Mediat europiane janë shumë të qarta, që kryeministri shkollëpak i këtij vendi me paaftësinë kriminale të tij dhe të atyre që i bëjnë fresk po e çon këtë vend në një greminë ekonomike dhe politike.

Në parlamentin e degraduar që drejtohet me një servilizëm, që nuk është parë as në fillimet e pluralizmit po realizohet vetëm qetësimi i paranojave biologjike dhe politike të kryeministrit mendjehumbur në kurriz të parlamentarizmit. Po jetojmë skandalozisht parlamentin e partisë së punës dhe Shqipëria Republikë Parlamentare po shembet nga atavizmat e së shkuarës komuniste.

Vendi po shket shumë rrezikshëm në duart dhe pushtetin e krimit dhe pergjegjësia për jetën e mijëra familjeve e bizneseve, është vetëm e një njeriu, e kryeministrit, i cili do që të ikë duke lënë zjarrin prapa.

Ja çthotë media, Këshilli Europian për marrëdhëniet e jashtme:

Shqipëria ka ndarje të thellë politike, ku politika dhe marrëdhëniet mes klaneve ndërthuren në një rrjet hakmarrje dhe korrupsioni. Trafikimi i drogës dhe pastrimi i parave po lulëzon në këtë vend. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në vend që ti përgjigjet këtyre dështimeve të qeverisë, rishtazi e ka përkeqësuar gjendjen duke folur për Shqipërinë e Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat