“Këtu nuk drejton Gramoz Ruçi dhe kokaina është e ndaluar, sidomos për kryeministrat”

Shqipëria

“Këtu nuk drejton Gramoz Ruçi dhe kokaina është e ndaluar, sidomos për kryeministrat”

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 20:22
Edi Paloka

Përmes një postimi në rrjetin social, nënkryetari i kuvendit, deputeti demorat Edi Paloka ka ironizuar hapur kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryeministrin e vendit Edi Rama.

Ditën e djeshme mungova në sallën e parlamentit shqiptar, e nis fjalën e tij Paloka, për të qenë në një tjetër kuvend të rëndësishëm, atë të Unionit Ndërparlamentar. Por sipas Palokës, ndryshe nga aula e kuvendit shqiptar, Gramoz Ruçi nuk drejton seancën dhe nga ana tjetër, përdorimi i kokainës është rreptësisht i ndaluar.

Sidomos për kryeministrat shton Edi Paloka, duke shigjetuar hapur kryetarin e qeverisë socialiste Edi Rama.

“Mungova dje ne sallen e Kuvendit per te qene i pranishem ne nje tjeter salle ,ate te Unionit Nderparlamentar . Ketu nuk drejton Ruci dhe perdorimi i kokaines eshte i ndaluar ,sidomos per kryeministrat..."-shkruan deputeti i PD-së.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat