Berisha: Një tjetër atentat stalinist u krye nga Rama! Edhe bashkëshortja e kryeministrit...

Shqipëria

Berisha: Një tjetër atentat stalinist u krye nga Rama! Edhe bashkëshortja e kryeministrit...

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 20:24
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama për shkakrimin e gazetarit të njohur Tedi Blushi, i cili e ka publikuar vetë lajmin e largimit të tij nga një portal i rëndësishëm shqiptar.

Sipas Berishës, ka qenë kryeministri i cili ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë për shkarkimin e gazetarit. Dy janë arsyet që ish lideri i demokratëve rradhit për argumentin e tij. Së pari, ngase sipas tij kryeministri Rama nuk ka mundur të vërë përposhtë portalet dhe lirinë e tyre të shtypit, ndryshe nga ç’ka bërë me televizionet. Së dyti, mbiemri i gazetarit (Tedi Blushi është familjar me ish socialistin Ben Blushi) është një emër me të cilin kryeministri është në “armiqësi primitive” sipas Berishës.

Madje ish kryeministri shton dhe një arsye të tretë, duke thënë se shqetësim ka patur dhe bashkëshortja e Ramës, e cila sipas tij ka alergji nga portalet mediatike të vendit.

Statusi i Berishës

Edvin Kristaq Rama ne betejen e tij kunder portaleve,

shkarkon gazetarin e mirenjohur, Tedi Blushi!

Te dashur miq, shkarkimin me mungese te plote transparence, i gazetarit te njohur Tedi Blushi, pavaresisht nga pozicionet e ndryshme politike qe ndajme, e konsideroj nje atentat te rende kombetar ndaj lirise e mediave ne Shqiperi nga Edvin Kristaq Rama. Tedi Blushi drejtonte Ballkanëeb, njerin nga portalet me kryesore, me te lexuar te mediave shqiptare, qe per vite ka dominuar lajmin ne Shqiperi.

Ai u shkarkua duke mos i paraqitur asnje arsye apo shkak ligjor atij as dhe publikut, sipas mediave me nderhyrjen direkte te Edvin Kristaq Rames, i cili ka nje urrejtje patologjike ndaj portaleve pasi ne dallim nga mediat e tjera nuk ka arritur ta vendosi dot ne kontroll.

Shtoj ketu, se alergji ndaj portaleve ka shprehu edhe vet zonja Rama pasi sipas saj ato te pashpirta e lene pa gjume te dashurin e zemres se saj. Natyrisht, ne kete nderhyrje brutale te Edvinit dhe shkarkimin e drejtorit te BallkanËeb, nje rol te veçante ka luajtur dhe mbiemri i tij, me te cilin ai eshte ne armiqesi primitive.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt, si nje ngjarje ogurzeze per lirine e shtypit ne Shqiperi, i bej thirrje bordit te kompanise te rishqyrtoje vendimin e saj qe e demton ate dhe reputacionin e saj palcerisht.

I bej thirrje te gjitha ekipeve te portaleve, te cilat jane sot avanguarda e transparences dhe anticensures, te denojne kete akt stalinist te Edi Rames dhe ti shpallin atij lufte totale per te frenuar ofensiven e tij te çmendur kundra lirise se shtypit ne Shqiperi.

Iu bej thirrje te gjithe gazetareve, publicisteve te vendit te shnderrojne shkarkimin e gazetarit te mirenjohur Tedi Blushi, ne nje çeshtje te vertet mediatike kombetare dhe nderkombetare! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat