Dy ditë pas ekzekutimeve në Lushnje, Xhafaj ultimatum policisë: Kapni vrasësit!

Shqipëria

Dy ditë pas ekzekutimeve në Lushnje, Xhafaj ultimatum policisë: Kapni vrasësit!

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 21:17
Fatmir Xhafaj

Dy ditë kanë kaluar nga masakra në Lushnje dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kërkuar në mënyrë ultimative që ngjarja të zbardhet dhe që atentatorët të vihen përpara drejtësisë.

I shoqëruar dhe nga kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako, ministri Xhafaj ka zhvilluar këtë mbrëmje një vizitë surprizë në komisariatin e Lushnjes nga ku ka kërkuar që personat e dyshuar për atentatin e 11 shtatorit të arrestohen. Laert Hoxha, Orgest Bilbili dhe një person ende i paidentifikuar janë atentatorët e ngjarjes, një informacion që tashmë policia e ka në dorë po ende nuk e ka materializuar në kapjen e ekzekutorëve.

Ministri Xhafaj nuk i ka kursyer tonet e ashpra gjatë takimit me drejtuesit e policisë në Lushnje dhe ka kërkuar me këmbëngulje që të bëhen përpjekjet maksimale për arrestimin sa më të shpejtë të autorëve.

Kreu i Ministrisë së Mbriojtjes gjithashtu ka paralajmëruar se do të merren masa të ashpra për të gjithë ata përsona të cilët kanë bashkëpunuar drejtpërsëdrejti apo në mënyrë indirekte me eksponentë të krimit në Lushnje.

Nga ana tjetër Ministri Xhafaj i ka dhënë mbështetjen e tij të plotë efektivëve të Lushnjes dhe të gjithë efektivëve të angazhuar në kapjen e autorëve të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat