Qeveria shqiptare rikthen “Tenderat”

Shqipëria

Qeveria shqiptare rikthen “Tenderat”

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 22:34
Qeveria e Shqiperise

Muaj pas mbarimit të mandatit të ministrave teknikë dhe rreth 30 ditë nga fillimi i punëve të qeverisë “Rama2” i është hapur rruga tashmë rikthimit të tenderave në republikën e Shqipërisë.

Qeveria ka shfuqizuar vendimin e përkohshëm të marrë në korrik për pezullimin e dhënies së tenderave të rinj. 

Me këtë vendim, qeveria i hap rrugën tashmë procedurave normale të tenderimit e prokurimit në vlera të mëdha.

Kujtojmë këtu se nga pezullimi përjashtoheshin kontratat e nënshkruara më parë (me ardhjen e ministrave teknikë) dhe prokurimet e kryera në blerjet me vlerë të vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat