Mes BE-së dhe Turqisë, eskpertët: Diplomacia shqiptare duhet të bëjë kujdes

Shqipëria

Mes BE-së dhe Turqisë, eskpertët: Diplomacia shqiptare duhet të bëjë kujdes

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 23:29
Edi Rama- Erdogani

Si anëtare e NATO-s dhe aspirantë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian diplomacia shqiptare duhet të bëjë kujdes në marrëdhëniet me Turqinë, kur kjo e fundit po rrit influencën e saj në Ballkan.

“Një marrëdhënie e ngushtë mes Ankarasë dhe Tiranës është në dëmin e marrëdhënieve të Tiranës me Perëndimin. Nuk është në rezonancë të politikave perëndimore me rajonin tonë. Një marrëdhënie shumë e ngushtë me Turqinë, krijon probleme dhe konflikt në marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor Greqinë. Shqipëria nuk e ka luksin që të devijojë nga ekuilibrat politikë dhe diplomatikë me fqinjët.”

Sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, Lëvizjet e fundit të Turqisë lidhen me dy faktorë.

“Ka të bëjë me faktin se Erdogan kërkon të forcojë pozitat e tij në pushtet. Dhe së dyti është problemi kurd. Besoj se në perëndim ka qarqe të interesuara që të krijojnë një shtet kurd. Turqia dhe Erdogani janë kategorikisht kundër një iniciative dhe një lëvizjeje të tillë.”

Por për Bytyçin, aleanca ruso-turke do të jetë e përkohshme, por që do t’i sjellë NATO-s dëmtime.

“Unë nuk besoj se Turqia do të ketë interesa afatgjata që të ruajë një marrëdhënie të tillë, por praktikisht po e dëmton perëndimin dhe sidomos NATO-n, anëtare e së cilës ajo është. Është vendi i dytë më i fuqishëm, anëtar i NATO-s.  

Enver Bytyci thotë se sidomos me ardhjen e ne krye të shtetit të Rexhep Taip Erdogan Turqia po  synon të penetrojë në Ballkan në tre drejtime, në drejtimin ekonomik , arsimor dhe religjioz.

Edhe në Shqipëri e Kosovë investitorë turq kanë lënë gjurmët e tyre me ndërtimin e disa shkollave dhe objekteve të kultit. Nga ky ndikim po preken edhe Serbia e Mali i Zi . Gjatë kësaj jave  Erdogan dhe një delegacion i gjerë biznesmenësh lidhën marrëveshje me Beogradin që nxjerrin në pah se Turqia po rrit investimet  dhe tregtinë e saj edhe ne këto vende të Ballkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat