Luan Rama merr si kujtim nga Rusia një foto me Putin

Shqipëria

Luan Rama merr si kujtim nga Rusia një foto me Putin

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 23:50
Rama Putin

Deputeti i LSI-së, njëherësh dhe nënkryetar i kësaj force politike, Luan Rama, ka shfrytëzuar punimet e Asamblesë se Unionit Ndërparlamentar qe po mbahet në Shën Petërsburg të Rusisë për të marrë me vete si kujtim edhe një foto me Presidentin rus Vladimir Putin.

Kreu i shtetit rus sado i ftohtë në dukje mësohet të jetë treguar dashamirës ndaj zotit Rama.

Sapo ky i fundit i ka treguar se është përfaqësues nga Shqipëria, Putin u ka kërkuar rojeve të sigurisë të spostohen për të pozuar në foto me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat