“Çmendet moti”, ja çfarë ndodh javën tjetër në Shqipëri

Shqipëria

“Çmendet moti”, ja çfarë ndodh javën tjetër në Shqipëri

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 08:32
Foto ilustruese

Jemi në mes të muajit tetor dhe moti “duket xham” siç do thonin gjyshet tona. 

Temperaturat vijojnë të rriten ditë pas dite megjithëse mëngjesi vijon të jetë i freskët.

Rritja do të vazhdoje dhe nesër e gjatë gjithë javës së ardhshme, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë celsius.

Gjatë ditës nesërme, sipas Meteoalb, pritet një rritje e lehtë temperaturash në mëngjes dhe mesditë.

Kthjellimet mbeten dominante në territor deri në orët e pasdites kur vranësira të përkohshme shfaqen në ekstremet Verilindore - Juglindore të vendit.

Mbrëmja dhe orët e natës vijojnë me kthjellime në ultësirën perëndimore por vranësira të lehta do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat kufitare Lindore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 29°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat