Kushdo që ka aplikuar për llotarinë amerikane për këtë vit në Shqipëri do të detyrohet që ta kryejë sërish aplikimin.
Ky është lajmi i keq që është bërë publik këtë të hënë nga ana e Ambasadës Amerikane në Tiranë, por nga ana tjetër, ka dhe një lajm të mirë për të interesuarit, e sidomos ata që ende nuk e kanë kryer aplikimin.
Për shkak të problemeve teknike që u shfaqën në portalin e regjistrimit online, Ambasada e SHBA-ve ka vendour që të shtyjë afatin e aplikimeve, kësisoj, gjithçka nis nga e para këtë të mërkurë ndërsa afati përfundimtar mbarom më 22 nëntor, në orën 17:00.
Për më tepër lexoni njoftimin e ambasadës së SHBA-ve: Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë. Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h #AskAnna