Shpërthen Vasili: Rama ka lajthitur, TVSH do të jetë fundi për shumë biznese të vogla

Shqipëria

Shpërthen Vasili: Rama ka lajthitur, TVSH do të jetë fundi për shumë biznese të vogla

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:34
Petrit Vasili

Përmes një konference për shtyp fill pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka bërë publik dy qëndrime të kryeministrit Edi Rama, në dy kohë të ndryshme por në lidhje me një çështje.

Fjala është për TVSH-në ndaj biznesit të vogël, çështje për të cilën Vasili ka cituar Edi Ramën e nëntorit të viti 2015 dhe atë të tetorit 2017. I njëjti person është shprehur Vasili, duke folur për të njëjtën çështje, por në dy mënyra diametralisht të kundërta.

“Po citoj, kryeministrin në kohë të ndryshme:

Nëntor 2015 – Ja hiqte detyrimet biznesit të vogël thoshte: Rezultatet e para të këtij operacioni ia dedikoj juve, këto para do të jenë për ju, për ata që vetëpunësohen. Binzesin e vogël e kemi aleat në luftën kundër informalitetit.

Tetor 2017: i Vë taksën, s’duhet që tvsh të bjerë në xhepin e një grupi të pasurish, ka biznese që qahen si të vegjël, por nuk janë të tillë.”- ka lexuar Vasili.

Më pas kreu i grupit parlamentar të LSI-së është shprehur se me TVSH-në mbi supet, shumë shqiptarë do të mbeten pa punë për shkak se kostot e tyre do të rriten aqsa për t’u bërë të papërballueshme.

"Ky turp ka të bëjë me një rrezik mase, të cilët sigurojnë të ardhurat e mbijetesës... Këtu rrezikojnë mijëra biznese, por ky kryeministër është i lajthitur"-deklaroi Vasili.

Në lidhje me tematikën e reformës zgjedhore, Petrit Vasili u shpreh hapur se LSI nuk mund të bëhet pjesë e një fasade, nëse komisioni i ngritur për këtë çështje nuk adreson dy probleme themelore sipas optikës së LSI-së.

Dy kushtet kryesore që duhet të zgjidhë reforma sipas Vasilit janë shitblerja e votës dhe dekriminalizimi i tyre nga bandat. Nga ana tjetër, Vasili bëri thirrje se opozita e LSI-së do të jetë në sinkron dhe e bashkuar me atë demokrate në lidhje me reformën zgjedhore dhe parandalimin e shitblerjes së votës e bandave.

“Meqë të premten që lamë pas në një ditë të veçantë dhe anormale si u zhvillua, ne kaluam vendimin për komisionin e përbashkët të reformës zgjedhore. Grupi konkludoi që thelbi dhe dy shinat ku reforma duhet të ecë që të jetë e besueshme e transformon rrënjësisht zgjedhjet e shqiptarëve dhe rezultati është të ndalohet me çdo mjet element ligjor dhe jo vetëm shitblerja e votës. Së dyti, kriminalizimi i saj, përfshirja e kriminelëve dhe si kandidat dhe si mbështetës në fushatë. Ndaj, në sinkron të plotë besoj e gjithë opozita do të jetë në këtë çështje në një front të bashkuar, pasi po nuk u dhanë këto përgjigje të qarta, klientët dhe baronët e drogës dhe krimit do vazhdojnë të mbajnë telekomandën e pushtetit”, tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat