Ky është Laert Haxhiu, i dyshuar për masakrën e Lushnjës

Shqipëria

Ky është Laert Haxhiu, i dyshuar për masakrën e Lushnjës

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:37
Laert Haxhiu

Ky është Laert Haxhiu, personi i dyshuar si atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit në Lushnjë, ku mbetën të vrarë dy persona. ABC News, pasi siguroi këtë foto, kërkoi konfirmim zyrtar në strukturat e policisë dhe mësoi se edhe policia disponon të njëjtën foto për Laert Haxhiun, i shumëkërkuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit.

Me heret Haxhiu ishte akuzuar nga Prokuroria e Lushnjës edhe për vrasjen e Gerti Lalës, i njohur ndryshe si “iriqi, ngjarje e ndodhur në vitin 2009. Po ashtu ai është akuzuar si autor kryesor i plagosjes me pistoletë të Xhulio Shkurtit dhe Saimo Xheliut, në 25 shtator të 2016-ës, shumë pranë vendit ku ndodhi atentati mafioz i 11 tetorit . Ndërkohë lidhur me hetimet për gjetjen e atentatorëve, grupi i hetimit ka marrë në pyetje të premten edhe Julian Sulën, një nga miqtë e dy autorëve të dyshuar Haxhiu dhe Bilbili. Ai ishte paraqitur në komisariatin e Policisë së Lushnjes për të dhënë deklarime mbi ngjarjen. Por ai më pas u la i lirë, pasi policia kishte prova të mjaftueshme që tregonin vendndodhjen e tij në kohën e atentatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat