Regjistrimet në universitete, zbardhet urdhri: 10 ditë kohë për plotësimin e kuotave bosh

Shqipëria

Regjistrimet në universitete, zbardhet urdhri: 10 ditë kohë për plotësimin e kuotave bosh

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 18:18
Universiteti

Pas nisjes së vitit të ri akademik, ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar një udhëzim për kuotat e mbetura bosh në universitete.

Sipas urdhrit të MAS të siguruar për ‘BalkanWeb’ , pas dy raundeve të para të regjistrimit ka ende kuota bosh dhe se procedurat e regjistrimit në universitete vijojnë nga data 16 deri në 26 tetor 2017Të drejtën e regjistrimit e kanë të gjithë kandidatët e regjistruar në portal me herët. Urdhri për regjistrimin e kandidatëve është firmosur nga ministrja Lindita Nikolla.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat