FMN studim për TVSH-në te biznesi i vogël

Shqipëria

FMN studim për TVSH-në te biznesi i vogël

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 23:39
Ilustrim

Në kohën kur kanë shpërhyer reagimet mbi propozimin e qeverisë për futjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, edhe ekspertë të FMN-së kanë një koment për këtë hap.

Në një studim të këtij viti, FMN thotë se kostoja e zbatimit të legjislacionit fiskal sidomos TVSH-së, bën që bizneset e vogla të limitojnë investimet në prodhim dhe në inovacion dhe në këtë mënyrë ul produktivitetin e tyre.

Ajo thotë se kostot e administrimit së taksave mund të shtojnë në mënyrë të konsiderueshme barrën me të cilën përballen bizneset, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Studimi i FMN-së “Administrata Tatimore dhe performanca e bizneseve” bazohet nga të dhëna të 21 vendeve në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria, përgjatë viteve 2013-2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat