Bashkia i bën gjëmën pukianëve pak javë përpara nisjes së dimrit dhe të ftohtit

Shqipëria

Bashkia i bën gjëmën pukianëve pak javë përpara nisjes së dimrit dhe të ftohtit

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 09:14
Ilustrim

Ndodh në Pukë! Bashkia e këtij qyteti hedh miliona lekë për investimet publike, por në prag të dimrit i dalin në pah defektet.

Ky është realiteti që po përballen qindra familje të pallateve në qendër të Pukës të cilave si dhuratë e riparimit të çative, firma zbatuese u bllokoj oxhaqet.

Kështu ato nuk mund të përdorin ngrohjen me dru në stinën e dimrit.

Problemin e pranon edhe vetë bashkia Pukë që njofton:

Nisur nga ankesat e disa qytetarve lidhur me mos-funksionimin normal të oxhaqet në pallatet ku është ndërhyr për rindërtimin e çative dhe rikonstruksionin e fasadave, ju njoftojmë se me kërkesen e veçante  të kryebashkiaku z.Gjon Gjonaj kompania është rikthyer për riparimin e defekteve.

Të gjithë ata familje që kanë konstatuar defekte pas investimit të njoftojnë menjëherë pranë bashkisë Pukë.

Ju faleminderit!

Por çfare ndodhi ne realitet, si u abuzua me fondet dhe si i bie ndesh bashkia Puke vehtes se saj. Ne muajin prill te ketij viti ajo deklaronte dicka krejt tjeter! Ja njoftimi i saj:

Çatit e qytetit të Pukës janë drejt përfundimit. Cilësia ka qen prioritet i punës në këtë element të rëndësishëm, që rrezikonte serizisht jeten e qytetarve si pasojë e amortizimit. Çatit ekzistuese ishin ndërtuar prej kohës kur janë ndërtuar pallatet, ndërsa qytetarët e kishin të pamundur ndërhyrjen për ndërtimin e çative të reja. Puna nuk përfundon këtu. Ne vijojmë me fasadat dhe dritaret e pallateve ku ndërtua, çatitë.  Erdhem me premtimin se do ju shërbejmë dhe një gjë të till po bëjmë çdo ditë, të bindur për përgjegjësin që kemi ndaj jush. Bashkia Pukë falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirkuptimin!

Me të tilla standarte e ndërhyrje nga dy apo tre herë jo vetëm shpërdorohen më shumë para por edhe cilësia lë për të dëshiruar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat