Gjyqi i Shullazit/ Ministrja Nikolla rrëzon dëshminë e Tahirit

Shqipëria

Gjyqi i Shullazit/ Ministrja Nikolla rrëzon dëshminë e Tahirit

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 11:01
Lindita Nikolla

Në gjyqin në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve si pjesë e bandës së tij sot kanë dëshmuar pikërisht personat e kërcënuar, profesorët Dhori Kule dhe Mynyr Koni. Po kështu ka dëshmuar edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Në dëshminë e saj Nikolla ka theksuar se e ka mësuar terheqjen nga gara për rektor të Mynyr Konit nga Majlinda Keta. “Kam thirrur Çakon në zyrë dhe mandej bashkë me të kemi takuar ish-ministrin Tahiri në ambientet e Gardës. Gjatë kohës që ne po flisnin për këtë ngjarje të papëlqyeshme që kishte ndodhur në unievrsitet, Sali Berisha ka dalë në një konference për mediat pikërisht për këtë çështje”, është shprehur Nikolla para trupit gjykues.

Gjykatësit e kanë pyetur edhe njëherë znj. Nikolla nëse ishte e sigurt për atë që deklaronte dhe ajo është përgjigjur: “Po”. Në këtë mënyrë është rrëzuar dëshmia e një jave më parë e Saimir Tahirit i cili kishte deklaruar se lajmin për kërcënimin e dy profesorëve e ka mësuar përmes Sali Berishës.

Gjyqi është zhvilluar me dyert të mbyllura por detajet janë përcjellë nga gazetarja e Neës 24 Klodiana Lala e cila tha gjithashtu se dy profesorët Kule dhe Koni i kanë qendruar me përpikmëri deklarimeve që kishin bërë më përpara prokurorëve kur janë marrë në pyetje për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat