“Përplasje” mes Bushatit dhe Pollos për integrimin në BE

Shqipëria

“Përplasje” mes Bushatit dhe Pollos për integrimin në BE

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 11:23
Bushatit dhe Pollos

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian solli debate të forta në Komisionin e Integrimit mes ministrit Ditmir Bushati dhe deputetëve të opozitës.

Për kryediplomatin shqiptar vitin tjetër Shqipëria do të marrë përgjigje për hapjen e negociatave me BE.

“Frika në media e disa forcave politike për shkrirjen e Ministrisë së Integrimit është e kotë. 2018 do të jetë një vit përcaktues. Për herë të parë BE nuk pati konkluzione për procesin e zgjerimit.

Është realiste që vitin tjetër Shqipëria të marrë përgjigje për çeljen e negociatave. 2019 do jetë viti i zgjedhjes së institucioneve evropiane", tha Bushati.

Për deputetin e PD-së, Genc Pollo mazhoranca duhet të japë një përgjigje së për çfarë arsye negociatat nuk u hapën pata zgjedhjeve të 25 qershorit, siç pati thënë kryeministri Rama.

"Pse nuk u arrit çelja e negociatave siç tha Rama përpara zgjedhjeve? Pati tre kritere shtesë për integrimin. Lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar dhe droga. Çfarë iu bën optimist që do çelen negociatat në mes të vitit të ardhshëm?", deklaroi Pollo.

“Nuk ka asnjë kusht shtesë për integrimin. Ata nuk janë kushërinjtë tanë. Nuk na mbajnë me hatër. Të mos e helmojmë publikun me të tilla komente. Në 2016 erdhi bota mbarë për t’iu bindur të votonit Reformën në Drejtësi. Ju thoni ka tre kushte shtese, unë them që s’ka asnjë kusht shtesë”, vijoi ministri Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat