Kush janë 4 të arratisurit e bandës së Habiljave në Shqipëri, Italia ka në dorë përgjimet

Shqipëria

Kush janë 4 të arratisurit e bandës së Habiljave në Shqipëri, Italia ka në dorë përgjimet

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 11:28
4 të arratisurit

Mister mbeten emrat e katër trafikantëve që po kërkohen në Shqipëri, pjesë e grupit të drogës që u godit dje në Itali, që drejtohej nga Moisi Habilaj.

Ende nuk ka dhëna se kush janë katër shqiptarët që kanë shpëtuar nga arrestimi në Itali dhe tani janë në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë italiane ata ndodhen në Shqipëri dhe në rast e arrestimi do kërkohet ekstradimi i tyre për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Dyshohet se ata janë drejtues dhe financues të kësaj sipërmarrje kriminal të lidhur drejtpërdrejt me Moisi Habilajn, qe sipas hetuesve Italianë ishte bosi i grupit.

Report Tv mëson se autoritetet italiane kanë tashmë në dorë përgjime për këta katër persona që i lidhin me të arrestuarit në Itali. Autoritet shqiptare janë vënë në lëvizje për arrestimin e tyre. Në operacionin e zhvilluar në dielën edhe të hënën që lamë pas në Katania të Italisë u sekuestruan drogë dhe armë në vlerën 20 milionë eurove, që i përkisnin këtij grupi kriminal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat