Mandati i ka përfunduar në gusht, por Rama nuk nxitohet për zëvendësimin e Visho Ajazit; një grua mund të emërohet në krye të SHISH

Shqipëria

Mandati i ka përfunduar në gusht, por Rama nuk nxitohet për zëvendësimin e Visho Ajazit; një grua mund të emërohet në krye të SHISH

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 12:42
Visho Ajazi

Visho Ajazit i ka përfunduar mandati pesë vjeçar në krye të Shërbimit Informativ Shqiptar në muajn gusht të këtij viti. Por, kryeministri Edi Rama nuk është nxituar për të zgjedhur zëvendësuesin e Ajazit, ndonëse me këtë të fundit nuk ka patur asnjëherë marrëdhënie të mira.

Ajazi u zgjodh në krye të shërbimit sekret në vitet e fundit të qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa me ardhjen e Ramës në pushtet filluan përplasjet e para institucionale.

Mediat raportuan se Rama do e shtynte zëvendësimin e Ajazit në muajn shtator, pas betimit të qeverisë së re, por tashmë jemi në muajn tetor dhe asnjë lëvizje nuk është bërë nga kryeministri.

Gjithsesi, në media nuk kanë munguar as emrat që shihen si zëvendësues të mundshëm të Visho Ajazit.

Suela Bedeni, Inspektorja e Përgjithshme e SHISH, shihet si kandidate favorite për t’u emëruar në krye të shërbimit sekret. Bedeni, e cila për shkak të rolit që ka konsiderohet si njeriu i kryeministrit brenda SHISH, raportohet se nuk ka marrë më parë pëlqimin e Ilir Metës, sot president i Shqipërisë.

Një tjetër emër i mundshëm është edhe ai i Helidon Bendos, aktualisht nëndrejtor i SHISH-it.

Në një kohë kur Rama e ka marrë me qetësi zëvendësimin Ajazit, ku i fundit ka nisur takimet me kryeprokurorin Adriatik Llalla, për arrestimin e Moisi Habilajt në Itali, ndërkohë që mediat italiane flasin për lidhje të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me bandën e drogës të shkatërruar në vendin fqinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat