‘Vjeshtë 2017: Kapet gomonia me vlerë 150 mijë Euro

Shqipëria

‘Vjeshtë 2017: Kapet gomonia me vlerë 150 mijë Euro

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 12:45
Gomonia

Policia e Vlorës bëri të ditur të martën se ka sekuestruar një gomone me vlerë 150 mijë Euro.

Mjeti i përket një personi të dyshuar për pastrim parash.

“Në vijim të punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin-Operacional “Vjeshtë 2017”, me qëllim sekustrimin e aseteve të ndryshme të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme, më datë 16.10.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të veprimeve të para hetimore është bërë i mundur sekuestrimi i një mjeti lundrues tip gomone me vlerë 150.000 Euro.

Mjeti lundrues i përket shtetasit A.Ç., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë Policia Vlorë do të vijojë punën lidhur me zbatimin e ligjit për vënien para përgjegjësisë ligjore duke sekuestruar të gjitha asetet të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme!”thuhet në njoftimin zyrtar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat