Tahiri në takim urgjent me Llallën pas arrestimit të Habilajt

Shqipëria

Tahiri në takim urgjent me Llallën pas arrestimit të Habilajt

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 12:47
Saimir Tahiri dhe Arben Llalla

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet të mbërrijë nga momenti në moment në Prokurorinë e Përgjithshme.

“Panorama” bën me dije se ka qenë vetë Tahiri që i kërkuar takim urgjent kryeprokurorit.

Mendohet se çështja kryesore e diskutimeve mes Llallës dhe Tahirit do të jetë arrestimi i Moisi Habilajt.

Ky i fundit përflitet për lidhje me ish-ministrin e Brendshëm Tahiri në trafikun e drogës. Mediat italiane nxorën sot detaje të reja nga përgjimet e trafikut të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat