“Parlamenti ka në përbërje deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale”

Shqipëria

“Parlamenti ka në përbërje deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale”

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 12:48
Eduard Halimi

Debatet mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës janë transferuar nga Komisioni i Integrimit në Këshillin e Rregullores.

Gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së Eduard Halimi lëshoi akuza të forta për PS-në, ndërsa theksoi se Kuvendi është mbushur me deputetë me rekorde kriminale.

“Parlamenti sot ka në përbërje të tij deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale, deputetë që janë zgjedhur me paratë dhe suportin e krimit, deputetë që kanë lidhje familjare me krimin e organizuar, deputetë që kanë lidhje personale me kriminelë, deputetë që kanë përfituar tendera dhe koncesione personalisht apo nëpërmjet familjareve të tyre. Nuk është shqetësimi jonë se si vishen deputetët. Të vishen si të duan por e rëndësishme është të zhvishem nga lidhjet me krimin, nga përfitimi i tenderave nga deputet”, tha Halimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat