Deputeti demokrat: Prokuroria të mos flejë, Tahiri duhet të ishte pas hekurave

Shqipëria

Deputeti demokrat: Prokuroria të mos flejë, Tahiri duhet të ishte pas hekurave

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 13:30
Flamur Noka

Flamur Noka ka postuar sot në “Facebook” një status ku kërkon arrestimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Saimir Tahiri. Sipas Nokës dy akuzat që kanë dalë për Tahirin brenda dy ditëve janë të tepërta dhe në këtë rast prokuroria duhet të reagojë patjetër.

Statusi i plotë:

“30 mije euro ti çohen Tahirit -thote ne pergjime kusheriri trafikant i arrestuar..Isha me Tahirin,Çakon,Konin e Kulen kur doli ne konferrnce Berisha thote ministrja Nikolla nderkohe qe AA 003 GB deklaroi se nga Berisha e mesoi per rektorin e kercenuar …Prokuroria nuk duhet te flej gjume ..Jane akuza shume te forta ndaj AA 003 GB ..E para: per trafik lendesh narkotike .E dyta qe ka te bej me rastin Shullazi: Deklarate e genjeshtert nen betim..Sikur nje qytetar te bente keto dy vepra a do ishte pas hekurave sot???Po AA 003 GB pse jo??? “, shkruan Noka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat